VIDEO prekëse/ Vogëlushi përshëndet klasën pasi do largohet për kurbet, Berisha poston pamjet

Shpopullimi është kthyer në dramën më të madhe të Shqipërisë.

Sidomos pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, Shqipëria ka regjistruar një eksod me përmasa të jashtëzakonshme.

Ndërkohë, kryetari demokrat, Sali Berisha publikoi një video prekëse, që tregon një vogëlush teksa përshëndetet me klasën përpara se të largohet për kurbet.

“Një video prekëse marrë nga Elton Fethaqi,” shkruan Berisha.

Më shumë se 700 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi gjatë qeverisjes së Edi Ramës.