Gruaja në Prishtinë e rreh keq të shoqin 61-vjeçar, grushta edhe në organet gjenitale

Prishtinë - Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në vendin tonë, por rrallë ndodh që viktima të jenë burrat. Megjithatë një 61-vjeçar ka përfunduar në spital dje në mëngjes, pasi dyshohet se u sulmua nga gruaja, në shtëpinë e tyre në rrugën “Stambolli” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda shtëpisë së çiftit, ku pas një mosmarrëveshjeje mes tyre, gruaja dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, me grushte në kokë dhe duke e goditur edhe në organe gjenitale.

Sinjali mëson se e dyshuara 56-vjeçare i ka shkaktuar shqetësim të madh burrit të saj, i cili vendosi ta denoncojë në Polici, ku ka dhënë deklaratë në lidhje me rastin.

E dyshuara është shoqëruar në rajon për t'u marrë në pyetje dhe me urdhër të prokurorit ndaj saj kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.