KAFE SHQETO/ ‘Gri’ libri që tregon fazat emocionale të njeriut, vjen nga shkrimtarja Ermiranda Ndoj

 

“Gri” mbart emrin libri më i ri i autores shqiptare Ermiranda Ndoj, që për të është dhe botimi i saj i parë. Nëpërmjet këtij libri, shkrimtarja nga Durrësi flet për histori të ndryshme nga ajo që jemi mësuar t’i shohim ditët e sotme.

Vetë Ermiranda ka treguar se që në moshë të hershme ka nisur të shkruajë si një dëshirë që ëndrra e saj një ditë do të bëhet realitet.

Për të ndarë informacione më të detajuara me të gjithë shikuesit, sesi ditët tashmë kanë marrë një ngjyrë 'gri' njëjtë me librin e saj, Ndoj ishte e ftuar ditën e sotme në pjesën e fundit të ‘Kafe Shqeto".

“Është një trend i ri për ne të rinjtë publikimi i një libri, megjithatë secili prej nesh jep kontributin e tij në botën e artit dhe Shqipërisë. Libri ‘Gri’ është një teori ngjyrash, një hapësirë bosh e cila lidhet me emocione të cilat nuk janë përcaktuar deri më tani në psikologji, ose të paktën kështu pretendoj unë. Pra një një gjendje të cilën sigurisht e përshkruaj unë. Libri im ka nisur para dy vitesh e gjysmë, dhe mu desh fiks aq kohë që unë të dilja në përfundimin se ekzistojnë 4 ngjyra të jetës Ngjyra e parë është gri-ja që konkretisht është një hapësirë boshe dhe  nuk do të doja ta zbuloja pasi do të ikte dhe kurioziteti i lexuesve Megjithëse, mund të them e zgjodha ngjyrën gri për të treguar se jo gjithmonë jemi në depresion apo gjithçka shkon keq, kjo do të thotë se kur ti je gri ti realisht gjen të vërtetat që ti kërkon për jetën tënde"-tregoi Ndoj.

E pyetur nga moderatori i programit se nëse në të ardhmen Ermiranda mendon të sjellë sërish për publikun botime të reja, ajo ka thënë ‘po’.

Natyrisht që po. Ky është libri im i pari, por pas kësaj do të kemi një roman. Mund të them se me botimin tim të parë nuk jam në garë me askënd, por do jua sugjeroj të gjithë të rinjve ndonëse nuk jam një histori suksesi pasi tani e kam nisur rrugën, mund të jem një burim frymëzimi".

Më tepër, ndiqni intervistën e plotë:

Klea Sula/ Syri.net/