Pas forumit ekonomik në Austri, Albin Kurti niset drejt forumit të Gjermanisë

Sapo ka përfunduar fjalën në Forumin Ekonomik të Vjenës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur për në Shtutgart të Gjermanisë, në një tjetër forum ekonomik. Lajmin e dha Qeveria e Kosovës.

"5 nëntor 2022 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Stuttgart të Gjermanisë. Gjatë qëndrimit dyditor, kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik ‘’Global Connect 2022’’. Ai po ashtu do të zhvillojë takime me përfaqësues politikë të landit Baden-Württemberg dhe të bizneseve atje", thuhet në njoftim.

"Global Connect" - Forumi për eksporte dhe ndërkombëtarizim

Pas 4 vitesh, bota e tregtisë së jashtme takohet sërish me GlobalConnect në Shtutgart. Gama e informacionit mbulon gjithçka, që nga planifikimi i hapave të parë në tregjet ndërkombëtare deri te optimizimi i aktiviteteve ekzistuese ekonomike ndërkufitare.

Aktorët globalë, si dhe ndërmarrjet më të vogla që janë të reja në biznesin ndërkombëtar, gjejnë përgjigje për pyetjet e tyre mbi operacionet ndërkombëtare.