Si i shpëtoi t’i mbijetonte sulmit në Stamboll 39 vjeçarja greke

Një 39 vjeçare greke është një ndër të plagosurit nga sulmi i së dielës në Stamboll.

Ajo do të kthehet në Greqi dhe konkretish në Selanik ku dhe do të vazhdojë trajtimin në një ndër spitalet e këtij qyteti helen.

Babai i saj ka folur për gjendjen e vajzës së tij në medien greke ERT.

“Vajza ime është në një spital në Stamboll,  por që nesër do të operohet’ theksoi ai.

“Ana ka qenë në një distancë prej 6-7 metrash nga pika e shpërthimit por ka shpëtuar sepse përballë kishte njerëz, konkretisht dy të sapomartuar, të cilët morën të gjithë valën goditëse, vajza ime ishte prapa dhe shpëtoi me vetëm një plagë në këmbë’ u shpreh ai.

Njëkohësisht ai theksoi: 

“Ne folëm me konsullin e përgjithshëm të Greqisë në Stamboll dhe na tha se do ta kthejë fëmijën sa herë të dojë në Greqi, por në këto momente është e pamundur pasi është planifikuar një operacion në këmbën e plagosur, e cila ishte planifikuar për të hënën. Më thanë se ajo do të bënte një epidural për operacionin, për të cilin do të faturohej, si dhe për ditët e qëndrimit në spital.U thashë se është e papranueshme që një shtetas i huaj, i cili ka qenë viktimë e një sulmi terrorist, të mos marrë kujdesin mjekësor që meriton.”

Duke folur për momentet që pasuan pas shpërthimit në Stamboll, babai i grekes së plagosur tha se “menjëherë mendja më shkoi tek fëmija, por ata thanë që në orët e para se mes të plagosurve nuk kishte asnjë grek. Ne po përpiqeshim të komunikonim, por telefoni ishte i fikur. Dje në mëngjes morëm një telefonatë me një numër sekret dhe dëgjuam vajzën duke qarë dhe bërtitur duke thënë se ishte në spital. Telefoni ishte i një personi të konsullatës, dhe e falënderoj shumë”.