Plagosje me armë në oborrin e një kazinoje në Bujanoc, Policia e Kosovës arreston 9 persona

Një person, shtetas i Kosovës, është plagosur me armë zjarri në oborrin e një kazionoje jashtë territorit të Republikës së Kosovës, në fshatin Breznicë të Bujanocit në Serbi.

Sipas Policisë së Gjilanit, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit dhe se i plagosuri, është transportuar nga një familjar i tij për në spitalin rajonal të Gjilanit.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka arrestuar nëntë persona shtetas të Kosovës, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë incident.

“Viktima është trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetën” – njofton Policia e Gjilanit. Rasti po cilësohet se vrasje në tentativë.