Lufta në Ukrainë/ Lavrov fajëson sërish Perëndimin dhe aleatët e tij

''Perëndimi dhe aleatët e tij kanë provokuar veprimet e Rusisë në Ukrainë dhe jo anasjelltas'', tha ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov, duke përdorur një justifikim tashmë të njohur për pushtimin e Ukrainës.

‘Sa më shumë që ata ‘Perëndimi dhe aleatët’ flasin për agresion të paprovokuar, aq më shumë të gjithë janë të bindur se është provokuar prej tyre’ u tha Lavrov gazetarave në samitin e G20 në Bali të martën.

‘Dhe nuk është agresion është një operacion për të mbrojtur interesat legjitime të sigurisë ruse për shkak të kërcënimeve në kufijtë e Rusisë dhe për të mbrojtur popullsinë ruse në Donbas’ shtoi Lavrov duke për linjat propagandistike të Kremlinit.

Lavrov akuzoi gjithashtu NATO-n dhe Bashkimin Europian për ndërhyrjen në luftën në Ukrainë.

‘Unë besoj se NATO dhe Bashkimi Europian kanë qenë prej kohësh pjesmarrës në një luftë hibride në Ukrainë, konflikt hibrid dhe furnizimit e tyre të armëve dhe trajnimin e ushtarakëve dhe duke ndihmuar me një sasi të madhe inteligjence, duke ndihmuar në shënjestrim’’ tha ai.

Pavarësisht se foli kundër Perëndimit, Lavrov u tha gjithashtu gazetarëve se kishte folur me presidentin e Francës Emmanuel Macron, duke pretenduar se lideri francez i tha Lavrovit se donte të vazhdonte të fliste me presidentin rus.

“Kam folur me presidentin Macron dhe ai konfirmoi synimin e tij për të vazhduar kontaktet me presidentin Vladimir Putin, për të kërkuar marrëveshje që do të lejojnë zgjidhjen e situatës”, tha Lavrov. 

“I kujtova, siç thashë, se të gjitha problemet janë nga pala ukrainase, për shkak të refuzimit të tyre kategorik të çdo negociate”, shtoi ai. “Ata po parashtrojnë kushte që janë qartësisht joreale dhe në kundërshtim me situatën.”

Në tetor, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi një dekret duke përjashtuar zyrtarisht mundësinë e negociatave me Putinin. 

Ishte data kur Putini njoftoi se do të aneksonte Kherson, Zaporizhzhia dhe Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk - në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Megjithatë, javën e kaluar, Zelensky i tha kryesueses ndërkombëtare të CNN, Christiane Amanpour , se nuk i kishte përjashtuar plotësisht negociatat e paqes me homologun e tij në Moskë.

“Nuk e kam mbyllur derën. Thashë se do të ishim gati të bisedonim me Rusinë – por me një Rusi tjetër. Një që është vërtet gati për paqe. Ai që është gati të pranojë se janë pushtues… Ata duhet të kthejnë gjithçka. Toka, të drejtat, liria, paratë. Dhe më e rëndësishmja, drejtësia.

"Dhe deri më tani, unë nuk kam dëgjuar deklarata të tilla nga Federata Ruse - as nga Putini apo nga dikush tjetër."