Propozimi ndëshkues nga Putin për ata që kritikojnë ushtrinë

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar një propozim të papritur për qytetarët rusë që përhapin ‘lajme të rreme’ për luftën në Ukrainë.

Nëse propozimi bëhet ligj do të fillojnë ditë të vështira për opozitën ruse.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosit, Putin propozoi në ligjin për shtetësimë rue, i cili u miratua në prill, duke përmbledhur anulimin e shtetësisë dhe krimet kundër saj.

Sipas ligjit të propozuar personat e shpallur fajtor për përhapjen e ‘lajmeve të rreme’ në lidhje me ushtrinë ruse ose ‘diskreditimin’ e ushtrisë mund t’u hiqet shtetësia.

 Në lajmin, ku thuhet se është gati një listë e zgjeruar e krimeve të dënueshme me heqje të shtetësisë, krimet renditen: nxitje e publikut me mospajtim radikal, fyerje e flamurit të Rusisë, terrorizëm, kërcënim me jetë të një zyrtari qeveritar dhe trafikim droge.

U vu në dukje se ky ndryshim ligjor nuk do të mbulojë shtetasit rusë nga lindja, por do të jetë i vlefshëm vetëm për mbajtësit e ID që kanë fituar më pas shtetësinë ruse.

Ligjvënësit rusë vendosën ta kalojnë shpejt projektligjin e ri në parlament dhe ta vendosin në tryezën e Putinit për nënshkrim. 

"Të gjithë duhet të vendosin: ose jeni për vendin tuaj ose nuk jeni," tha për RIA Novosti Dmitry Vyatkin, një anëtar i Dumës, dhoma e ulët të parlamentit rus, i cili bëri thirrje dhe për votim të këtij projektligji.