Një çështje nën hetim në SPAK dyshohet të jetë shkaku për plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës

Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe autori Orgest Xhelilit kanë pasur një debat lidhur me thirrjen në SPAK për një çështje që Prokuroria e Posaçme po heton, sipas disa informacioneve.

Këtë e konfirmon edhe avokati i Kokoneshit, Klodian Reçi, i cili pohon se klienti i tij është thirrur në SPAK si person që ka dijeni me çështjen. Gjykata e Lushnjës vendosi të lejë në burg Orges Xhelilin, autorin e plagosjes së kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij.

Avokatët Ndue Reci dhe Ndue Pjetra kërkuan një afat dy mujor hetimi për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Njëri prej avokatëve tha se Policia Bashkiake ka vepruar arbitrarisht dhe  se kryetari i bashkisë vepronte si bajraktar. Ata theksuan se kryetari është në hetim nga Prokuroria e Përgjithshme dhe e Lushnjës për veprime arbitrare.

Sipas tyre, klienti ka pasur biçak që nuk hyn tek veprat penale, me të cilin plagosi dy personat.

Sipas dëshmive të dhëna pranë avokatëve, Xhelili pretendon se kanë qenë policët bashkiakë ata që e kanë goditur më parë, gjë që për këtë ka edhe shenja dhune dhe në gjaknxehtësi e sipër Xhelili në kushtet e vetëmbrojtjes, ka nxjerrë një thikë që sipas tyre nuk i kalon përmasat e armës së ndaluar dhe ka qëlluar mbi shoferin dhe kryetarin.

Avokatët kërkuan një masë 30 ditore derisa të njihen plotësisht me rrethanat e ngjarjes duke iu vënë në dispozicion dhe pamjet filmike të vendit ku ndodhi debati.