‘Premtimi i Emiriana Sakos’/ Hysaj: Aty ku propaganda kalon njerëzoren dhe sapuni shitet për djath

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD, Jola Hysaj ka ironizuar kryetaren e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, e cila e ka quajtur një premtim të mbajtur hapjen e një zyre këshillimi për kategorinë e personave në nevojë.

‘Një premtim i mbajtur ‘me bukën e tjetrit’. Aty ku propaganda kalon skajet e njerëzores dhe sapuni shitet për djath’, shkruan Hysaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Një premtim i mbajtur " me bukën e tjetrit" . Kështu  konsiderohet  projekti i premtuar i kryetares së bashkisë Emiriana Sako, për hapjen e zyrës së këshillimit për kategorinë e personave në nevojë, në bashkinë Sukth.  Një projekt ky i vënë në jetë nga UNDP, dhe fondacioni " Ndihmë për Fëmijët" (NPF), i cili finalizohet në fund  me foto dhe mesazhe mbajtjeje fjale, nga kryetarja e bashkisë Emiriana Sako.

ATY KU PROPAGANDA KALON SKAJET E NJERËZORES DHE SAPUNI SHITET PËR DJATHË!