Në debatin e madh për azilkërkuesit, kryebashkiaku austriak i rrëzon tendat e emigrantëve

St. Georgen, Austri – Në mes të debatit për numrin në rritje të azilkërkuesve në Austri, kryetari i një fshati të vogël ka sfiduar qeverinë federale dhe ka urdhëruar çmontimin e tendave që strehojnë emigrantët.

Pas një konflikti disajavor, kryebashkiaku i St. Georgen,Ferdinand Aigner, ka hequr më shumë se një duzinë tendash që ishin ngritur në fshatin e tij, muajin e kaluar.

Punëtorët filluan t’i heqin 17 çadrat e badrah të hënën sepse kryebashkiaku vendosi se ishin të pasigurta, çnjerëzore dhe nuk mund ta përballonin motin me stuhi.

"Është shumë e qartë kjo metodë thjesht e vendosjes së tendave.  Unë jam ende i bindur se është zgjidhja më budallaqe, vendosja e këtyre tendave në komunat që bëjnë shumë dhe unë nuk do ta lejoj këtë," tha Aigner për Associated Press. Ai pohoi se disa banorë po ndiheshin të kërcënuar nga prania e azilkërkuesve, shumë prej të cilëve janë në moshë të re.

Qeveria austriake e ka kritikuar vazhdimisht rezistencën e fshatit ndaj strehimit të azilkërkuesve në tenda, duke thënë se shumica e rajoneve austriake, duke përfshirë shtetin e Austrisë së Epërme, ku ndodhet St.Georgen, nuk i ka përmbushur kuotat e pranimit të azilkërkuesve.

Në të gjithë Evropën, numri i njerëzve që aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare ka arritur nivele të larta të papara që kur mbi 1 milion njerëz kërkuan strehim në kontinent shtatë vjet më parë. Kjo i ka vënë në vështirësi, sistemet kombëtare të azilit, veçanërisht kur bëhet fjalë për strehimin.

Në Gjermani, zyrtarët e Berlinit, e kanë kthyer një ish-aeroport në një strehë të përkohshme refugjatësh për deri në 3,600 emigrantë pasi strehimoret e rregullta u mbipopulluan.

Në Austri, edhe agjencia e OKB-së për refugjatët u përfshi, duke i kërkuar qeverisë federale dhe St.Georgen të gjejnë një kompromis që emigrantët të mos mbeten pas strehë në dimrin e ftohtë.

“Pavarësisht nga të gjitha sfidat me të cilat përballet Austria aktualisht për shkak të numrit të lartë të kërkesave për azil, do të ishte një dështim për Austrinë nëse njerëzit, shumë prej të cilëve duhej të iknin nga lufta dhe terrori, do të përfundonin në rrugë”, tha. Christoph Pinter, kreu i UNHCR-së në Austri.

UNHCR vuri në dukje se shumë komunitete në Austri kanë pranuar tashmë njerëz që kërkojnë mbrojtje dhe se nevojiteshin edherreth 5,000 vende të tjera.

“Nëse çdo komunë do të merrte zemër dhe do të krijonte disa vende, problemi do të zgjidhej shpejt,” tha Pinter.