Sa gjak humb një femër gjatë ciklit menstrual dhe faktorët që ndikojnë

Cikli menstrual është i ndryshëm tek femrat. Për dikë është më i dhimbshëm, me dhimbje shumë të forta menstruale, ndërsa dikush tjetër mund ta ketë më të lehtë për t’i kaluar.

Sipas DR. Shree Datta, këshilltare shëndetësore ka thënë për INTIMINA se faktorët që ndikojnë në ciklin menstrual janë të shumtë.

Ajo tha: “Një faktor i vetëm nuk ndikon në ciklin tuaj menstrual ose në gjendjen tuaj, as në oreksin ose performancën tuaj të stërvitjes, prandaj është kaq e rëndësishme të flini mjaftueshëm, të kujdeseni për dietën dhe gjendjen tuaj fizike gjatë gjithë ciklit."

Stresi mund të luajë një rol thelbësor, u shpreh Datta: "Vëreni me kujdes çdo faktor që sjell stresin, të tilla si puna, provimet, probleme të përditshme, pasi këto mund të ndikojnë gjithashtu në ciklin tuaj, dietën, gjumin dhe vijueshmërinë e ditës tuaj."

Kohëzgjatja mesatare e ciklit ndryshon shumë, cikli mesatar është  28 ditë por mund të zgjasë diku nga 21-45 ditë.

‘’Mesatarisht cikli menstrual zgjat dy deri në shtatë ditë, dhe gratë humbin nga tre deri në pesë lugë gjak gjatë kësaj kohe”, shton Dr Bryony.

Kur gjakderdhja vazhdon për më shumë se shtatë ditë, që është gjatësia më e lartë e kohës për shumicën e grave, quhet menoragji.

Rreth pesë për qind e grave diagnostikohen me menoragji.

Çfarë mund të ndikojë në vonesën e menstruacioneve?

Janë të shumtë faktorët ndikues por më të shpeshtit janë mosha, pesha, adoleshenca, stresi, shtatzënia, apo menopauza.

Po ashtu gjendja e mitrës, hormonet në gjak, marrja e barnave mund të ndikojë në këtë çrregullim njëkohësisht dhe hormonet kanë një ndikim jo pak të rëndësishëm.

Cila është dita e cila llogaritet si e fundit e menstruacioneve?

Dita kur gjakderdhja ndalon është dita e fundit e ciklit mujor, ku për shumicën e vajzave dhe grave është përafërsisht dita e pestë.

Ndërsa përsa i përket sasisë së humbur të gjakut gjat një cikli, mendohet se një femër humb mesatarisht me pak se 80 ml gjak.