Biden-Erdogan: Do të vazhdoj të mbështes modernizimin e F-16 turke

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden  dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan diskutuan çështje të marrëdhënieve dypalëshe, duke përfshirë tregtinë dhe sigurinë, në margjinat e samitit të G20 , njoftoi presidenca turke.

Presidenti amerikan shprehu ngushëllimet e tij për viktimat e bombardimeve të së dielës në Stamboll dhe i tha Erdoganit se administrata e tij do të vazhdojë të mbështesë Turqinë në kërkesën e saj për avionë luftarakë F-16, shkruan Reuters, duke cituar deklaratën.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se Turqia ishte një faktor i rëndësishëm në përpjekjen e Suedisë për t'u anëtarësuar në NATO dhe falënderoi Erdoganin për rolin e tij në rifillimin e eksporteve të grurit sipas marrëveshjes ndërkombëtare midis Ukrainës dhe Rusisë, thuhet në njoftimin e presidencës turke.

Takimi mes Erdoganit dhe Bidenit është mbajtur me dyer të mbyllura për shtypin.

Në takim morën pjesë edhe ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu , ministri i financave Nuredin Nebati dhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar.