Paloka nxjerr vendimin: Nuk paskemi qenë ‘të dehur’ siç përsëriste i shpërfytyruari në seancë

Deputeti demokrat, njëherazi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka publikuar vendimin e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën që e ka përjashtuar 10 ditë nga punimet e Kuvendit bashkë me deputetin tjetër Bujar Leskaj, ku tregohen edhe arsyet e këtij vendimi skandaloz.

Në dokumentin e publikuar theksohet se vendimi është marrë për dy depuetët e PD-së pasi ‘kanë përdorur fjalë fyese për kryeministrin’ dhe ‘kanë bërë sjellje të pahijshme në senacë plenare duke shkelur etikën’.

‘Çudi, nuk paskemi qënë ‘të dehur’ siç përsëriste i shpërfytyruari në seancë plenare’, shkruan Paloka në Facebook. ‘Në fakt ne i kthyem restin për lumin e sharjeve dhe fyerjeve që ai lëshoi një ditë më parë ndaj opozitës dhe kjo është më e pakta që ai meriton’, thekson Paloka.

Postimi i plotë:

Çudi, nuk paskemi qenë “të dehur” siç përsëriste i shpërfytyruari në seancë plenare!!!

Në fakt thjesht i kthyem restin per lumin e sharjeve dhe fyerjeve që ai lëshoi një ditë më parë ndaj opozitës dhe kjo është më e pakta që ai meriton.