Kryeministri britanik Rishi Sunak përplaset me Sergei Lavrov në G20

Kryeministri britanik Rishi Sunak është përballur me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov në samitin e G20.

Suban në takimin ballë për ballë me Lavorv është shprehur se ‘’regjimi i Putnit’ e ka kthyer Rusinë në një shtet nongrata dhe se Britania e Madhe do të mbështesë Ukrainën ‘për aq kohë sa i duhet.’

“ Ikni nga Ukraina dhe jepni fund kësaj lufte barbare. Ishte e dukshme që presidenti rus kishte vendosur të mos merrte pjesë personalisht në samit-tha Sunak- para se të shtonte: Vendet nuk duhet të pushtojnë fqinjët e tyre, ata nuk duhet të sulmojnë civilët dhe nuk duhet të kërcënojë përshkallëzimin bërthamor.’

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke i drejtuar G20-ës dhe Lavrov nga distanca shtoi se është koha që lufta të ndalet- por paqja mund të arrihet vetëm kur trupat ruse të lënë gjithë tokë që aktualisht po e pushtojnë.’

''Kievi nuk do të kompromentojë sovranitetin, territorin apo pavarësinë e tij në këmbim të paqes'', tha Zelensky, ndërsa bëri thirrje për lirimin e të gjithë të burgosurve ukrainas.

"Ju lutemi zgjidhni rrugën tuaj për udhëheqje - dhe së bashku ne me siguri do të zbatojmë formulën e paqes," tha Zelensky.

Kievi mirëpriti gjithashtu komentet kineze që kritikonin kërcënimet për përdorimin e armëve bërthamore, pasi presidenti i SHBA Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping u takuan të hënën.

Dy liderët "theksuan kundërshtimin e tyre ndaj përdorimit ose kërcënimit të përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë", tha Shtëpia e Bardhë për takimin në Indonezi në prag të samitit të G20.

"Armët bërthamore nuk duhet të përdoren dhe luftërat bërthamore nuk duhet të bëhen...", i tha Xi Bidenit sipas ministrit të jashtëm të Kinës Wang Yi i cili ishte në takim.

Presidenti rus Vladimir Putin ka sugjeruar vazhdimisht se Rusia mund të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur integritetin e saj territorial, i interpretuar në Perëndim si një kërcënim i nënkuptuar për t'i përdorur ato mbi tokat që Moska pretendon se i ka aneksuar në Ukrainë.