Mega-afera e Portit të Durrësit/ Braçe lëshohet në fyerje si Rama, sërish asnjë masë ndëshkuese

Pas parlamentit, debatet për Portin e Durrësit janë zhvendosur në Komisionin e Ekonomisë. Përplasje të forta janë shënuar mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës. Fillimisht, Dashamir Shehi ka kërkuar që kjo marrëveshje të bëhet me seriozitet dhe të mos nxitohet. Nga ana tjetër, kreu i komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi, ka thënë se Shqipëria nuk e ka luksin që të humbasë investitorë.

Por debati është zhvilluar me tone të ashpra gjatë fjalës së Erion Braçes mes tij dhe deputetit Edmond Spaho. Ky i fundit, ka kërkuar që për këtë çështje në komision të japë llogari ministrja e Financave. 

Por edhe pse Braçe e liroi gjuhën me fyerje si kryeministri Edi Rama, sërish ndaj tij nuk pati asnjë masë ndëshkimore.

Edmond Spaho: Të vijë ministrja…

Erion Braçe: Pikërisht për këtë arsye unë nuk mendoj se nuk ka asgjë për të fshehur…

Edmond Spaho: Të vijë ministrja… Kemi diskutuar….

Erion Braçe: E p*rdhu, ik ore… Të vijë ministrja këtu…?

Edmond Spaho: Të vijë ministrja…

Erion Braçe: Mos i jep përgjigje o Neta…

Edmond Spaho: Do seriozitet kjo punë, dhe kështu si po e bëni, me procedurë të përshpejtuar…

Erion Braçe: Për çar të vijë mo, që ta shash ti mo?

Edmond Spaho: Do japë llogari, mban përgjegjësi penale…Të vijë të japë llogari. Nuk kanë kurajo të vijnë këtu…

Erion Braçe: Po boll o…