Image

 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/15/auto_-640-0-4rretfjpg-16685028151668504650.jpg", "width": 900, "height": 596 } }

Vajza çon babanë në një klub striptizmi për 100 vjetorin

Vajza e një të moshuari, Gioaçhino "Jack" Poma vendosi ta çonte babanë e saj në një klub striptizmi për të festuar 100 vjetorin e tij.

Ditëlindja e çdo njeriu është një ditë e veçantë... Sidomos kur është e 100-ta .

Kështu Dina vendosi t'i bënte babait të saj dhuratën më të mirë, duke qenë se ai i "adhuron" gratë.

Kështu, ajo rezervoi një tavolinë për të në një nga klubet më të famshme të striptizmit në Teksas, " Lodge ".

Gioaçhino " Jack " Poma i është dashur të vizitojë një ambjent të tillë që në moshë të vogël dhe siç mund ta shihni dhe në foto e ka shijuar me shpirt. Si ai, ashtu edhe kërcimtarët që dukej se po kënaqeshin me gëzimin e tij.

Në fakt,vajza e tij ishte pranë tij në çdo hap që ai hidhte, për të mos u "emocionuar" më shumë se çduhet me atë që shihte.

Vlen të theksohet se bashkëshortja e Xhekut ka vdekur 12 vite më parë , ndërsa gruaja me të cilën ai kishte një lidhje më vonë, gjithashtu vdiq vitin e kaluar.