Lot dhe emocione, Kastro Zizo surprizohet në skenën e 'Dance Albania'

Mbrëmjen e kaluar e “Dance Albania” ka rezervuar një surprizë të veçantë për Klevis Begën e njohur si Kastro Zizo.

Këngëtari pas performancës së tij në skenën e kërcimit është surprizuar nga djali i tij i vogël Dante.

I vogli ka hyrë në skenën e spektaklit me një tufë me lule në dorë. Këngëtari nuk i fshehu emocionet, teksa bëri edhe të pranishmit të shpërthenin në lot.

Kastro dhe Dante këtë moment të tyrin e mbyllën edhe me një kërcim që do ta mbajnë kujtim në skenën e “Dance Albania”.

Kujtojmë që artisti dhe këngëtari Kastro Zizo është baba i tre fëmijëve. Kastro nuk e ka pasur asnjëherë problem të publikojë foto me tre fëmijët e tij në rrjete sociale.

Përveç djemëve Dankanit dhe Dantes, ai ka gjithashtu edhe një vajzë 9 vjeçare me emrin Nia.

Të tre fëmijët janë sjellë në jetë nga nëna të ndryshme, por Kastro shfaqet gjithmonë me të tre në foto e urime.

Artisti kontrovers ka thënë se nuk ka ndërmend ta mbyllë me kaq, pasi është shprehur se do të sjellë në jetë edhe fëmijë të tjerë.

“Nuk do ta mbyll me tre fëmijë jetën time, kisha kështu një milisekonda për ta mbyllur me Danten. Por, kam ndërmend të sjell në jetë dhe fëmijë të tjerë. Nëse njeriu ndihet mirë me personin që do risjell një jetë të re”, citohet të ketë thënë Kastro.