Princesha japoneze Nobuko, diagnostikohet me kancer gjiri

Mjekët kanë diagnostikuar kancerin e gjirit tek princesha 67-vjeçare japoneze Nobuko.

Ajo është e veja e Princit Tomohito, i cili vdiq në vitin 2012, kushëriri i perandorit të nderit të Japonisë Akihito.

Një lajm i tillë u raportua të mërkurën nga agjencia Kyodo, ku thuhet se kanceri është në fazën e tij të hershme.

Nobuko do të shtrohet në spital dhe operacioni për heqjen e tumorit është planifikuar për në 19 nëntor.

Princesha Nobuko është gjithashtu motra më e vogël e ish-kryeministrit japonez Taro Aso.