Projekti i dyshimtë për Portin e Durrësit, Braçe si Rama, sulmon opozitën: Ik e p*rdhu

Kanë vijuar me tone të ashpra debatet në Komisionin e Ekonomisë në lidhje me kontratën për projektin e Portit të Durrësit.

Deputeti Edmond Spaho përsëriti disa herë thirrjen për të ministren në Komision teksa mbante fjalën socialisti Erion Braçe.

Në këtë moment ky i fundit i ra për disa herë me radhë tavolinës duke iu drejtuar Spahos që të ndërpresë ofendimet.

Replikat në Komision

Edmond Spaho: Të vijë ministrja

Erion Braçe: E pirdhu. Të vijë ministrja thotë. Për çfarë të vijë, që të shash ti

Edmond Spaho: Nuk e shaj unë. Të japë përgjigje. Ka përgjegjësi penale kjo punë

Erion Braçe: Po boll ore. Do vijë këtu por jo për ta sharë ti. Sa ke hyrë këtu vetëm ke sharë

Edmond Spaho: Ka procedura

Erion Braçe: Me gjuhën e Sali Berishës mos hajde më këtu. Po boll ore. E dua ministren që ta shaj

(Braçe i bie tavolinës disa herë)