Babai i inxhinierit që plagosi kryebashkiakun e Divjakës: Të dalë e drejta, se djali im ka qenë ekselent!

Sot në Gjykatën e Lushnjës pritet të jepet masa e arrestit, për Orges Xhelilin, personin që plagosi rëndë me thikë Kryetarin e bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshin dhe shoferin e tij.

Abaz Xhelili, babai i Orgest Xhelilit, ka shkuar për të ndjekur seancën  duke u shprehur i habitur se çfarë mund ta kishte shkaktuar atë  agravim të situatës, pasi shkarkimi nga puna i të birit si inxhinier elektronik në bashkinë e Divjakës kishte ndodhur më shumë se një vit më parë dhe nuk mund të ishte shkak pas kaq kohe.

Abaz Xhelili kërkoi të dilte e vërteta. I pyetur nga mediat, ai tha:

Problemi që kishte, e hoqi nga puna, po ka një vit. Ai ka qenë emigrant, ka qenë një student i mirë. absolute, ekselent, inxhinier.

Neve nuk na kishte thënë gjë. Gjente punë ai, ditën e hënë duhet të ishte në punë në Tiranë. Ishte në Tiranë, inxhiniier elektronik. Ka mbaruar të lartën për inxhinieri elektronike. Nuk e marrë vesh si arriti në këto shqetësime, djali! Jam çuditur. Ne dy djem kemi, i kemi pasur ekselentë.

Shqetësimin na e kish thënë që hoqën, pa të drejtë e hoqën. “Po lëre, i thashë unë, pse s’gjen punë ti?!”

Deshëm të iknim të gjithë në Gjermani...po doli puna IT dhe do të filloj atje prapë tha.

Ai e kishte hequr pa të drejtë. E thirrën njëherë andej nga Krimi Ekonomik, si është problemi, si është…”

Po a ka pasur debate herë tjetër djali, me kryetarin e bashkisë, Kokoneshin?

“Nuk ka pasur, ne e kemi pasur dhe si mik, se mbesën e tij  e kishim, mbesa e tij në Amerikë dhe kishte djalin krushku im në Amerikë dhe mbesa u prish atje me ta, se çfarë i ndodhi dhe  u prish miqësia, u prish dhe ky. E hoqi edhe këtë. Po unë jam krahu i tij, jam familje dëshmori, vetë kam qenë oficer, kam punuar në shëndetësi aq kohë…Të priste djali im me këta rrugaçë?! Ka pasur probleme Fredi, po te djali im e gjeti?!

Në televizor e pamë lajmin, na e thanë të tjerët. Ne jemi të dy pleq, ajo (gruaja) ka qenë 40 vjet mësuese, drejtonte shkolle, të na e bënte neve këtë djali?! Jam ndjerë shumë keq.

Ai ka vajtur atje dhe i ka thënë në rrugë ku qe ti?! Se çfarë e ofendon, e kapën këto dhe ikën. Se krushku e ka pasur derën e shtëpisë aty afër dhe hynë brenda, e kapin, e ndajnë ato policë.

Ka pasur debate, po kanë ikur ato. Atë ditë nuk kishte debate , po erdhi nga Tirana  për të marrë krushkun se ishte shtruar në spital, të merrte ca mish e ca ashtu e ndalon ai, me ç’dëgjuan atje,  se unë s’kam qenë okular dhe bën …dhe ikën ai.

Vetëm drejtësia të dalë, se djali im s’ka qenë ndonjëherë problem. Ai pastaj i ka çuar bodigardë, se si e ka bërë, pse e ka bërë…Ndoshta dhe...se ka bërë dhe një operacion kur ka qënë i vogël, ka dalë ndonjë (tregon me dorë kokën).