Kryeministri Kurti udhëton në Gjermani

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Stuttgart të Gjermanisë, njofton zyra e tij.

Gjatë qëndrimit dyditor, kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik ‘’Global Connect 2022’’, thuhet në njoftim.

 “Ai po ashtu do të zhvillojë takime me përfaqësues politikë të landit Baden-Württemberg dhe të bizneseve atje”, përfundon njoftimi.