Balliu e thotë hapur: Arrestim ministrash e ish-ministrash, Ahmetaj e ka gati!

Kreu i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka bërë deklarata të forta në emisionin "Quo Vadis" në Vizion Plus. Balliu paralajmëroi arrestime ministrash e ish-ministrash ndërsa përmendi Arben Ahmetajn e Ilir Beqjan.

Balliu tha: “Ai Ahmetaj shkon në darkë në SPAK që mos ta kapin mediat. Ai gati e ka. Ai..., Ilir Beqja....Të gjithëve këtyre ia pret letrat Edi Rama. Ai i përdor për të vjedhur, në momentin e duhur i fut në burg e thotë "është përgjegjësi personale"!!! Ata s’martohen dot pa lejen e Edi Ramës, jo më të vjedhin pa lejen e tij!", tha ai.

Po ashtu ai vërejti: se pjesmarrja e madhe e qytetarëve në tubimin e opozitës i trembi socialistët: “Socialistët i ka tronditur nga pjesëmarrja. Protesta tregoi një gjë, që kjo qeveri është pakicë. 800 mijë shqiptarë janë larguar dhe ai shesh prap është plot. Do të ketë protesta në aksionin politik e nga format më të ndryshme. Nëse qeveria vazhdon me mosnjohje të realitetit protestat do të kenë vetëm rritje.”– tha Balliu.