Presidenti i SHBA/ Grenell: Nesër Trump merr vendimin, kandidon apo jo

Richard Grenell pohoi nëpërmjet SYRI TV, në Çim Peka Live, se Donald Trump do të njoftojë ditën e martë (15 nëntor), nëse do të kandidojë apo jo në zgjedhjet presidenciale amerikane, në 2024. 

Grenell la të kuptohej se vendimi i Trump do të ishte ‘Po’, por u shpreh se nuk mund të fliste përpara tij. 

Gjithashtu Grenell ishte dyshues nëse kandidatë të tjerë të Republikanëve, përballë presidentit Trump, do të arrijnë ta sfidojnë në garën e primareve. 

Çim Peka: Z. Grenell, në Twitterin tuaj kam vënë re se jeni shumë i kënaqur me perfomancën e Guvernatorit Ron De Santis, ndërkohë që vetëm një ditë para zgjedhjeve, presidenti Trump e sulmoi ashpër. Richard Grenell kë do të përkrahte për 2024, De Santis apo Donald Trump?
Richard Grenell:
Unë mbështes presidentin Trump, ai është udhëheqësi i Partisë Republikane dhe nuk ka dyshim për këtë. Nuk jam i sigurtë a ka persona të tjerë që do të kandidojnë kundër tij. Ka shumë spekulime nëpër media, por Donald Trump, do të shohim se çfarë do të bëjë nesër, por nëse Donald Trump kandidon, ai do të jetë kandidati më popullor mes republikanëve dhe do të jetë i nominuari i Partisë Republikane.

Çim Peka: Pra nesër mund të kemi një lajmërim nga presidenti Trump?
Richard Grenell
: Nesër pritet që ai të bëjë një lajmërim.