Berisha: Mbi 200 kandidatë për primaret. Zgjedhjet e 14 majit i fiton PD!

Kryetari i PD, Sali Berisha zbuloi numrin e kandidatëve që janë bërë pjesë e primareve. 

Berisha tha në Çim Peka Live se numri zyrtar i atyre që do të garojnë brenda PD në 4 dhjetor është mbi 200. 

Lideri i opozitës tha gjithashtu se zgjedhjet e 14 majit do t'i fitojë opozita, ndërsa nuk fshehu dyshimet se Edi Rama mund të vjedhë sërish votën. 

"Deri dy orë para se të vija këtu, njoftimin zyrtar që kam nga komisioni ishin mbi 200 kandidatura në të gjitha bashkitë e vendit. Kaq nuk kemi patur për kryetar partie. Kemi më shumë kandidatura për kryetar bashkie sesa për kryetar partie. 

Nëse do të ketë zgjedhje të lira, PD do të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve. Edi Rama s'ka asnjë qëllim tjetër përvecc se të na marrë flamurin. Por ne do t'i përgjigjemi. Ai do të vjedhë votën. Përpjekja e tij për të konfiskuar flamurin është përpjekje e hapur kundër pluralizmit", tha Berisha.