Berisha i përgjigjet Bashës: Kopjon Ramën! I përfshirë te afera e Portit të Durrësit!

Sali Berisha iu përgjigj akuzave të Lulzim Bashës lidhur me aferën e Portit të Durrësit. 

Në mesditë, Berisha tha se Basha dhe Rama janë pjesë e aferës. 

Më pas erdhi një reagim i Lulzim Bashës me akuza. 

Çim Peka Live, Berisha tha se Basha kopjon deklaratat e Edi Ramës. 

Berisha theksoi se Basha ka interesa te Porti i Durrësit përmes kunatit të tij, i cili zotëron disa biznese. 

Sali Berisha: Ky kopjon Edi Ramën në deklarata. Mediat gjetën administratorin e kompanisë Symphony, kompani e krijuar nga Emaar, e gjetën se ishte njëkohësisht administrator i kompanisë së kunatit të Lulzim Bashës. Më pyesin gazetarët, unë thashë e ka shkarkuar. Pas 2 muajsh dolën dokumentet që ky emëronte dhe shkarkonte punonjës në kompaninë e kunatit të Lulzim Bashës. Lulzim Basha tha ka dhënë dorëheqjen, dhe unë e besova, gazetarët mu përveshën se po e mbron. Kur ky njeri i dorëheqqur ishte i fals-dorëhequr, nuk tha se dhashë dorëheqjen nga Emaar, vazhdonte punën këtu por ishte administrator te Emaar. Nëse unë fsheh 60% të aksionerëve, fsheh veten time. Ka hequr gjithë ato taksa, ka hequr TVSH, e bëj kur unë dua të fitoj qindra milionë. Me tokën, ajo që ndodh nuk ndodh në botë, truall shekullor, mijëra vjeçar port, ky nuk njeh kufij në vjedhjen e tij. Nuk mund ta bëjë kurrë një qeveritar nëse nuk e ka për veten fitim.