Paralajmëron Berisha: Mjerë ai që tenton të prekë votën e qytetarëve! Ky është misioni suprem i PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv. Berisha tha se jemi në një betejë me monizmin ndërsa shtoi se janë të vendosur të rikthejnë votën e lirë.

Berisha tha se vota e lirë për shqiptarët është misioni suprem i Partisë Demokratike. Kreu i selisë blu deklaroi se misioni mbaron me përmbysjen e Edi Ramës.

"Mjer ai që mendon të prekë votën. Kur kam qenë në pushtet, ka ndodh rotacion. Kësaj here shqiptarët do votojnë të lirë, ky është misioni superm i Partisë Demokratike.

Nëse nuk ndodh, ne nuk jemi më. Misioni nuk mbaron, misioni mbaron me përmbysjen e Edi Ramës. Po e preku votën ai, ne dështojmë por nuk besoj se dështojmë."-tha Berisha.