Berisha: Jam 'non grata' pa fakte! Deklarata e Kim, njollë e zezë në marrëdhënien shqiptaro-amerikane

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv. Sali Berisha komentoi shpalljen ‘non grata’ nga SHBA për të cilën tha se ka informuar elitën e botës për aktin korruptiv Soros-Rama.

Kryedemokarti Sali Berisha deklaroi se nuk ka asnjë provë e asnjë fakt kundër tij por kemi të bëjmë vetëm me një lobim korruptiv. Sakaq, për deklaratat e ambasadores së SHBA, Yuri Kim e cila tha se Berisha s’duhet të futet në parlament, Berisha tha se kjo do mbetet një njollë e zezë në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

 "Një betejë ku informoja elitën e botës, për aktin korruptiv të dezinjimit tim pa asnjë dokument e asnjë fakt, por bazuar në lobimin korruptiv të Soros e Ramës. E dyta në gjykatë. Kisha njohuri, atë po e bëja me efiçensë të plotë.

Ti thuash një vendi kush do futet e kush s’do futet, shkel çdo llojë rregulli mbi tokë. Ajo përmbën një akt që do mbetet njollë e zezë në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane."-tha Berisha.