'Nëse na prek flamurin...'/ Berisha paralajmëron Ramën: Për demokratët është jetë a vdekje!

Lideri demokrat Sali Berisha akuzon Edi Ramën se kërkon të konfiskojë opozitën dhe Partinë Demokratike. 

Berisha paralajmëroi kryeministrin në Çim Peka Live se do të përballet me demokratët nëse tenton të marrë flamurin dhe logon e PD. 

"Nëse mendon të konfiskojë flamurin, demokratët do të reagojnë, është betejë për jetë a vdekje", tha Berisha. 

Sali Berisha: Unë shoh Edi Ramën në çdo skemë që bën, e bën për të grabitur zgjedhjet. Do të grabisë opozitën. Do që të asgjësojë PD-në, ta kthejë atë në parti 2%. Nëse na prek flamurin atëherë unë besoj se demokratët do dinë t'i përgjigjen. Nëse mendon të konfiskojë flamurin, demokratët do të reagojnë, është betejë për jetë a vdekje. Nuk është flamur për t'u dorëzuar, është një flamur që ka përmbysur komunizmin. Nuk është flamur për t'u dorëzuar apo rrëmbyer. Një njeri që në mënyrën më të pacipë, shtyn gjyqin tre herë dhe e cakton gjyqin në datën 6 dhjetor, ditën e Samitit dhe ne do t'i përgjigjemi. Beteja për flamurin është e shenjtë. Ne kemi filluar përgjigjet".