Si celulat e qoftë-largut, demokratët në protestë Basha, duke thurur intriga

Protesta madhështore që Partia Demokratike mbajti më 12 nëntor në Tiranë, vulosi njëherë e mirë të gjitha aludimet që grupi i Alibashëve kishte mbi mbështetjen e kryetarit të PD, Sali Berisha nga populli.

Një pjesë e vogël e grupi të bindurve të Alibashëve, zgjodhën që mos të bashkohen me protestën por të vijojnë punën e palodhur, në dëmin e partisë demokratike dhe interesit qytetar, duke mbledhur njerëzit si ato celulat e qoftë-largut.

Basha është parë në një nga ambientete e lokaleve në prani të mbështetësve të tij dhe ish-kryetarë njësie në Tiranë, që u kishte dhënë fjalën që do të jenë pjesë e listës për deputetë pasi të kishin paguar ‘kaparin’, por edhe duke i mashtruar se lajme të reja do të kemi andej përtej detit, pasi i kishte parë në ëndërr gjatë gjumit.

Alibashët duket kanë vetëm një axhendë zyrtare, bashkim i votave me Edi Ramën dhe tentimin e deformimit të zgjedhjeve me paratë e pista dhe korrupsionit që kryeministri do ti japë që të gjuajnë me gurë shtëpinë e tyre, e cila u fali gjithçka.