Porti i Durrësit/ Shehaj: Skandal i madh korruptiv, shteti fal miliona m2 tokë për asnjë fitim në fund

Brisida Shehaj komentoi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv aferën korruptive të Portit të Durrësit. Shehaj u shpreh se ky është një projekt i cili po zhvillohet nga kopani të regjistruara në ofshore dhe në fund shteti nga llogaritë nuk përfiton asgjë.

"Të gjitha fjalët që ne kemi diskutuar edhe në emisionin e kaluar janë fik marrëveshja e qeverisë më kompanitë që duan të ndërtojnë Portin e Durrësit dhe dihet që investitorët janë kompani ofsharë.

Kryesorja në këtë është që shtojca e kontratës në planin e biznesit është shumë e thjeshtë, sepse toka në fazën e parë është që ka rreth 812 metra katror do të arrij deri në 2 milionë metra katrorë që do ti jepet nga shteti.

Në një vlerë 7 % të vlerës së shitjes janë taksa të përjashtuar dhe quhen si pjesë e kapitalit, ajo që ndodh në çdo investim strategjik sepse unë kam refuzuar një pjesë të mira këtyre që e kanë përfituar sot të përfitojnë këtë status kur isha në detyrë.

Kushti i parë është që ti të kesh gati një projekt turizmi dhe jo si këta bosat që kanë projekte vilash dhe ti fusim edhe një hotel aty.

Nëse do të ishte investim strategjik në kuptimin e turizmit duhet të rigjeneronte të ardhura shërbimet ndërsa në planin e biznesit nga zotrinjtë që kanë përfituar këtë projekt, thuhet se nga shitja e apartamenteve do të fitohen 2 miliardë euro.

 Ndërsa nga shitja e parkingjeve 247 milionë euro, nga shtija për hotelin 320 milionë euro, shitje tregti me pakicë dhe shumicë 344 milionë euro, dhe marina për të cilën po zhvillohet ky investim di të përfitohej 34 milionë euro.

 Nga llogaritjet këta mendojnë se do të përfitohen rreth 3.2 miliardë euro dhe kostoja rreth 2 miliard euro. Në fund shteti është 30% pronar dhe përfiton rreth 282 milionë euro total nga i gjithë ky investim, ndërsa 7% i 3 miliard euro që i falet investitorit shkojnë rreth 200 milionë euro, pra në investojnë të gjithë këtë tokë miliona metra katror për një fitim shumë të vogël në fund."- u shpreh Shehaj.