Mblidhet kryesia e PD, vendoset për emrat që do të kandidojnë në primare

Partia Demokratike do të vendosë përfundimisht nesër kandidaturat që do të votohen në procesin e primareve për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, thuhet se nesër në orën 14:00 do të mblidhet kryesia e PD-së, ku dy çështje do të jenë në diskutim.

Të nderuar anëtarë kryesie.

Nesër datë 15 në ora 14.00 mbledhje e kryesisë së PDSH me rend dite:

1-Shqyrtim dhe miratim të kandidaturave për ‘Primaret’

2- Diskutime rreth vazhdimit te aksionit opozitar’, thuhet në njoftimin e bërë publik nga selia blu.