Skandali/ ‘Air Albania’ braktis udhëtarët në aeroportin e Milanos

Kaos në aeroportin e Malpensas në Itali. Udhëtarët të cilët kanë prerë biletat për të fluturuar me 'Air Albanian' drejt Shqipërisë, kanë mbetur në aeroportin e Italisë prej mesditës së kësaj të hëne.

Qytetarët kanë mbetur në pritje, askush nuk jep shpjegime për vonesat ndërsa fluturimi duhet të kishte nisur rreth orës 14:00 të mesditës së sotme.

Duket se kjo kompani të cilën kryeministri Edi Rama e promovoi me bujë të madhe, ka falimentuar, e sigurisht kjo si çdo gjë tjetër e kreut të qeverisë rëndon në kurriz të qytetarëve.