A u arritën qëllimet e protestës së 12 nëntorit?/ Sali Berisha flet në ‘Çim Peka LIVE’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i ftuari i mbrëmjes së sotme në ‘Çim Peka LIVE’ në orën 20:45 minuta në SYRI TV.

Përveç moderatorit, Çim Peka, përballë kryedemokratit, Sali Berisha do të jenë edhe dy analistët, Armand Shkullaku dhe Arjon Sulo.

‘Sonte në 20:45 Sali Berisha për protestën.

A i arriti qëllimet? Kush vendosi të shpërndahet protesta, populli apo Berisha?

Kur do të jetë tjetra dhe a do jetë sërish me qirinj?

Basha me molotov, Berisha me qirinj, a është zbutur Sali Berisha me kalimin e viteve? Etj…’, shkruan gazetari dhe moderatori, Çim Peka në Facebook.