Studenti vret tre bashkëmoshatarët e tij, prangoset pas 12 orësh

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në Universitetin e Virxhinias në SHBA, ku një prej studentëve të fakultetit, vrau me armë zjarri 3 persona dhe plagosi 2 të tjerë.

Sipas NY Post, autori i identifikuar si Christopher Darnell Jones Jr. u arrestua mëngjesin e sotëm nga autoritetet.

Policia nuk dha detaje të tjera lidhur me arrestimin e autorit.

Tre viktimat ishin lojtarë të skuadrës së futbollit të universitetit. Dy prej tyre u gjetën të vdekur brenda autobusit me të cilin do të ktheheshin në shtëpi.

Presidenti i Universitetit Jim Ryan tha në një deklaratë të hënën se Jones ishte një student i fakultetit.

‘Që në momentin që lexova në media për ngjarjen, jam zemërthyer të raportoj se të shtënat kanë rezultuar në tre viktima; dy të tjerë u plagosën dhe po marrin kujdes mjekësor’, tha Ryan në mesazh.

Zyrtarët nuk kanë identifikuar ende asnjë nga viktimat.

‘Ne po punojmë ngushtë me familjet e viktimave dhe do të ndajmë detaje shtesë sapo të kemi mundësi’, tha Ryan. ‘Ky është një mesazh që çdo lider shpreson të mos dërgojë kurrë, dhe unë jam i shkatërruar që dhuna ka vizituar Universitetin e Virxhinias.’