Pse i shqetësoi kaq shumë kërkesa në kushtetuese lidhur me Portin e Durrësit, gaztoret e Bashës?

Nga Adriana Kalaja

Më datë 21 nëntor, pasi një grup prej 34 deputetësh të Opozitës dërguan në Kushtetuese kërkesën lidhur me Ligjin për Portin e Durrësit (dhe jo vetëm), GazTORE Bardhi fillimisht por edhe disa të tjerë pjesë e Frontit ProBashë, u shfaqën në rrjete sociale goxha të shqetësuar.

Nuk vonuan që deklaratat e tyre boshe dhe pa asnjë bazë ligjore t'i shpërndanin portalet pranë pushtetit.

Kaq mjafton që publiku të kuptojë se pse shqetësohen kaq shumë por edhe kujt i shërbejnë këta pseudodemokratë e pseudojuristë.

Tek më sillnin miq të ndryshëm postimet e tyre me humor Made In GazTORE, e para gjë që  më erdhi ndër mënd ishte se:

Ky ish Ministri i Drejtësisë së Qeverisë së Edvin Kristaq Rama, të paktën duhet të heshtë me turp se për tetë vite, nuk çuan në Kushtetuese asnjë ligj, që me efektet e tyre e kanë shndërruar në autokraci vendin.

Duke filluar nga ndryshimet e njëanshme Kushtetuese lidhur me Kodin Zgjedhor e deri te ligji i Investimeve Strategjike, ligj i cili është zanafilla e të  gjithë aferave korruptive nga Porti i Durrësit e Porto Romano dhe deri te pronat gjatë bregdetit që po i falen oligarkëve të oborrit të Surrelit.

Po kështu, të gjithë e pamë sesi e shitën edhe të vetmen çështje të çuar në Kushtetuese nga znj. Voltana Ademi lidhur me zgjedhjet e viti 2019.

Ndaj ajo që ngre unë si pyetje por besoj dhe shumë prej jush është:

- Se pse u shqetësuan kaq shumë GazTORET e Lulzimit dhe Edvinit ndërkohë që minimalisht për sytë e publikut duhet të firmosnin kërkesën?

Për të mos folur pastaj për humorin e pahumor të këtyre që edhe të qeshurën e kanë me urdhër.

Si denoncuesja e parë me fakte dhe prova nga shxtatori 2021 e deri më 3 janar 2022, si propozuesja e kësaj rruge ligjore Kushtetuese  Prof. Dr. Berishës që në takimin e datës 16 shkurt në Durrës dhe si përpiluesja e kësaj kërkese, kam detyrimin moral dhe ligjor të sqaroj disa momente ndaj miqve të mi dhe publikut.

Ja t'i marim me rradhë se këta Lulzimsat nuk dinë as aritmetikë:

Së pari, sipas fotove më poshtë (Nr. 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9), në Kushtetuese është dërguar Ligji Nr. 145/2020, dhe ashtu siç lehtësisht shihet në Kreun II dhe III, është argunentuar legjitimiteti i kërkuesit dhe kompetenca e Gjykatës Kushtetuese në gjykimin e kësaj çështje sipas objektit të saj.

Së dyti, në fotot që pasojnë (Nr.10, 11 dhe 12), shihen qartë kompetencat e shqyrtimit të Gjykatës Kushtetuese si nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ashtu dhe nga Ligji për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Së treti, duke qënë se Ligji Nr. 145/2020 është miratuar më 3 dhjetor 2020, kërkesa sipas parashikimeve ligjore, është depozituar brenda afatit dy vjeçar.

Së katërti, Ligji Nr.145/2020 është votuar në Kuvend (foto Nr.13) më datë 03.12.2020, dhe nuk ka lidhje me deklaratat histerike të GazTORES së Lulzimit se në Kushtetuese është çuar një marëveshje e pamiratuar.

Së pesti, në respekt të miqve të mi dhe publikut po e risjell edhe një herë denoncimin e lidhjes së Kunatit të Lulzimit të GazTORES, me ligjin objekt kërkese:

1. Sipas ekstraktit historik (fotot Nr.14, 15, 16 dhe 17), jepen të dhëna lidhur me lidhjen që Kunati i Lulzimit kishte me kompaninë Symphony Invest Limited që nga administratori Oltjon Hoxholli  ashtu edhe punonjësit.

2. Megjithëse kompania Symphony Invest Limited i shiti aksionet kompanise North East Real Estate Holdings Limited më datë 23.12.2021, depozituar në QKB më datë 14.02.2022, emri i saj nga ai Symphony Invest Limited është ndryshuar në Eagle  Hills Real Estate Development më 27.06.2022, datë kur është larguar dhe administratori z. Heinz dhe emëruar administrator z. Alabbar.

3. Bie në sy se edhe kompania Eagle  Hills Real Estate Development, është po ashtu Offshore  ashtu si ajo paraardhësja.

4. Gjithashtu, edhe lidhur me ortakët nuk kemi asnjë informacion si në kompaninë Eagle  Hills Real Estate Development, ashtu edhe në atë të dikurshme Symphony Invest Limited.

5. Po kështu, edhe kompania e re që do ndërtojë pallatet te prona Porti i Durrësit ashtu si kompania Symphony Invest Limited, paguan të njëjtët punonjës (foto Nr.18).

6. Nëse shikoni selinë e shoqërisë: Lagja Nr.1, Rruga Tregtare, Porti i Durrësit, e kupton qartë se jo vetëm është e njëjta shoqëri por edhe pse e ka selinë aty.

7. Dhe qershia mbi tortë, Kapitali që zotëron ortaku  i shoqërisë Eagle Hills Real Estate Development, shoqëria North East Real Estate Holdings Limited, është 10,000 lekë, i barabartë me atë të kontratës së blerjes së aksioneve nga kompania  Bie në sy se edhe kompania Symphony Invest Limited.

Lidhjet e kompanisë Eagle Hills Real  Estate Development ose ish kompania Symphony Invest Limited, me Kunatin e Lulzmit të GazTOREVE janë shumë të qarta dhe që lidhen si me marëveshjen e 17 majit 2017 ashtu dhe me shitjen e zgjedhjeve të 25 prill 2021.

Në fakt ajo që unë do doja të shtroja si pyetje në këtë pikë është se:

- Me kapital 10,000 lekë do ndërtohet një qytet i ri me vlerë 2,000,000,000 Euro?

Për këtë qëllim, këto GazTORET para se të bëjnë humor me betejën ligjore të Partisë Demokratike, duhet të marrin më shumë informacion lidhur me kërkesat në Kushtetuese.

Jo për gjë por sot u bënë 2 copë.

Dhe të mendosh për një periudhe as 6 mujore që Prof. Dr. Berisha drejton PDSH-në.

Prandaj, meqenëse pyetjen e kishte me studentët e drejtësisë viti i parë, do duhet që ne këto mangësi serioze në formimin juridik t'i kthehet studimeve se do t'i duhet.

Si e ka çuar punën, nuk do ketë më shansin të ketë mandat e të bëjë denoncime të stilit Lulzim, vetëm me qëllim shantazhet e gjobat ndaj bizneseve.

Të marë dhe Meron me vete se dhe atij i duhen ca leksione falas.

Për Lulzimin nuk po flas, se ai ashtu si Veliaj refuzon të bëjë publike diplomën.

P. S: Dini gjë e mori me gjyq  qenin ky GazTORJA Lulzimit?