VIDEO/ Parashutisti ukrainas e godet me predhë dronin rus, e shkatërron në ajër

Një pjesëtarë i njësisë së parashutistëve të ushtrisë ukrainase, është filmuar duke shkatërruar një dron rus në qiell, të cilin e goditi me predhë nga mortaja Starstreak.

Ai shihet fillimisht duke e kërkuar dronin dhe pasi e fut në kryqin e kuq të ekranit, përmes të cilit e monitoronte, shkrep predhën e cila e godet në ajër dronin, transmeton Telegrafi.

Në videon amatore, shihet droni duke shpërthyer në qiell, kurse ukrainasi që e rrëzoi thuhet se deri më tani ka arritur të rrëzojë me dhjetëra dronë të tillë si dhe një helikopter e dy avionë të Moskës.

Bëhet fjalë për një student të fakultetit të inxhinierisë, për të cilin thonë se është bërë njëri nga luftëtarët më të shquar në luftën kundër rusëve.

E pamje të tilla po publikohen pothuajse çdo ditë, ku po shfaqen ukrainasit si “arrë e fortë” për rusët që kanë menduar se do të arrijnë t’i pushtojnë për pak ditë.