Bilanci i COVID/ 5 raste të reja në 24 orët e fundit, shërohen 15 të tjerë
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 5 raste të reja me koronavirus nga 91 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID3 po marrin trajtim mjekësor 3 pacientë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 15 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 173 raste aktive me COVID.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja me koronavirus u regjistruan në këto bashki; 3 në Tiranë, 2 në Mallakastër.
Statistika ( 14 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 15
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 92
Testime totale 2,003,013
Raste pozitive 332,034
Raste të shëruara 328,267
Raste Aktive 173
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 125
Vlorë 16
Fier 10
Gjirokastër 9
Durrës 4
Elbasan 3
Berat 3
Shkodër 1
Lezhë. 1
Dibër. 1