Të shtëna me armë zjarri në një universitet në SHBA, 3 të vrarë dhe 2 të plagosur

Të paktën tre persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në kampusin e Universitetit të Virxhinias në SHBA.

Sakaq autoritetet vendase bëjnë me dije se autori është një person i rrezikshëm, i cili qarkullon me armë zjarri. Po punohet për kapjen e tij.

“Një nga studentët tanë, Christopher Darnell Jones Jr, dyshohet se është autori i të shtënave”, tha universiteti në një deklaratë.

Atentati me armë zjarri ndodhi rreth orës 22:30 me orën lokale (03:30 GMT) të dielën në kampusin e universitetit Charlottesville, shkruan BBC. 

Universiteti konsiderohet ndër më prestigjiozët në vend dhe renditet në vendin e tretë në universitetet publike në SHBA.