Afera korruptive, Muço: Porti i ri kushton rreth 2 mld €! Çfarë do përfitojë Shqipëria?

Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço, komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv aferën korruptive të Portit të Durrësit. 

Klodian Muço deklaroi se shteti do të arkëtojë 400 mln euro por do i duhen 1.6 miliardë euro për të ndërtuar një port të ri mallrash.

"Porti i ri i mallrave sipas studimit të fizibilitetit do kushtojë 2 miliardë euro. Shteti do arkëtojë 400 mln euro në 20 vjet supozojmë, shtetit i duhet, ose tatimpaguesit do paguajnë 1.6 mld euro të tjera për një port të ri mallrash. Nuk e di kush është vlerësimi ekonomik që kanë bërë."-tha Muço.

Eksperti i ekonomisë tha se projekti do ndahet në dy faza, ndërsa përmendi ndërtimin e mijëra apartamenteve për të cilat nuk dihet se cili do jetë përfitimi.

"Ekonomia duket sikur bazohet në industrinë e ndërtimit. Ndërtimet, kush janë përfitimet? Fal qindra mijëra metër katror tokë, për apartamentet, ku është përfitimi? 

Çfarë përfiton Shqipëria? Praktikisht do prishin një pronë publike që kushton për ta rindërtuar 2 mld euro duke ia besuar projektin një kompanie."-tha Muço.