Vasili: Horrllëku rilindas ka marrë peng Parlamentin, s'lejojnë diskutimet për buxhetin

Petrit Vasili denoncon se Kuvendi nuk ka lejuar grupet e interesit që të marrin pjesë në diskutimet dhe dëgjesat për buxhetin e vitit 2023 në Komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale.

Deputeti i PL shkruan në rrjetet sociale se ky komision u ka mohuar grupeve të interesit të flasin, duke nisur nga Shoqata Down Syndrome Albania, Together for Life, Shoqata e Invalidëve të Punës, Gender aliance for development center, Avokati i Popullit, Konfederata e Sindikatave të Shqiperisë, Qendra për Advokim Social.

Vasili akuzon se horrllëku dhe debiliteti rilindas ka marrë peng Parlamentin.

Ai thotë më tej se zaptuesit e Ramës nuk lejuan as debatin për Aktin Normativ për vaksinat kundër koronavirusit.

Postimi
Parlamenti i banditizmit dhe debilitetit rilindas asgjëson edhe fjaën e qytetarëve!

Sot denoncova nga Foltorja e Kuvendit të Shqipërisë se si Grupeve të interesit ju mohohet dhunshëm, si kurrë më parë në historinë e Parlamentit Shqiptar, mundësia për t'u dëgjuar në diskutimin për Projekt Buxhetin vitit 2023 të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale.

Komisioni i Shendetesise dhe Çeshtjeve Sociale i zaptuar nga rilindja, ju mohon grupeve te interesit mundesine qe te flasin ne Komision duke filluar nga Shoqata Doën Sindrome Albania, Together for Live, Shoqata e Invalideve te Punes, Gender aliance fot development center, Avokati i Popullit, Konfederata e Sindikatave te Shqiperise, Qendra per Advokim Social.

Zaptuesit rilindas, çirake te verber e qesharake te Rames, nuk lejojne as debatin per Aktin Normativ per Vaksinat anti Covid, qe Rregullorja e Kuvendit ka percaktuar shume qarte ne diskutimin e cdo ligji.

Vaksinimi i popullates u deklarua se do mbaronte qe ne prill te ketij viti, ndersa aktualisht nuk eshte vaksinuar as gjysma e popullsise, nderkohe qe keta blejne vaksina per Covid pa pushim.

Shkurt horrlleku dhe debiliteti rilindas ka marre peng parlamentin, qe aktualisht funksionon per turp e faqe te zeze.

Çdo debat qe nxjerr te vertetat i tmerron keta.

Kryetarja e Kuvendit Nikolla vetem rri e veshtron zhberjen e turpshme te parlamentit, pa levizur gishtin, ndonese pergjegjesi te renda institucionale bien mbi te per kete situate dramatike te parlamentit.