Makina merr flakë gjatë lëvizjes në autostradën Vlorë-Fier
Në aksin rrugor Vlorë-Fier, në afërsi të mbikalimit në Panaja, dyshohet se si pasojë e një defekti në automjet, ka marrë flakë gjatë lëvizjes.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ky incident. Policia dhe grupi hetimor janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë të mundur zbardhjen e plotë të saj.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:20, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të mbikalimit në Panaja, dyshohet se si pasojë e një defekti në automjet, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasen E. D.
Nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.