Ambasadori gjerman: Lufta në Ukrainë nxorri në pah se Europa nuk është e sigurt

“Është gjithnjë edhe më e rëndësishme që gjermanët të jenë të vetëdijshëm për fatin e tyre historik, si dhe të përballen me të kaluarën e tyre,” theksoi ambasadori gjerman Ernst Reichel.

Në fjalimin e tij, ambasadori gjerman në Greqi, Ernst Reichel, theksoi se besimi, në vazhdën e shkatërrimit të Luftës së Dytë Botërore, që shkaktoi më shumë se 50 milionë viktima nuk duhet të ndodhte më.

Lufta e 24 shkurtit, tregoi se Europa nuk ishte e sigurt dhe besimi se do të mbetej e paprekur nga luftërat dhe konfliktet e armatosura ishte një iluzion.

“Lufta e agresionit rus kundër Ukrainës i tregoi gjithë botës se edhe në Europë siguria nuk është e garantuar. Të gjithë ata që besonin se në Europë lufta, varfërimi dhe vuajtja i përkisnin së shkuarës, u përballnë me të kundërtën nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila ka 263 ditë që ka nisur ”, theksoi Ernst Reichel.