SYRI TV/ Vlorë, 17 familje egjiptiane pa tapitë e shtëpive. Banorët: Jemi më të vjetrit në lagjen 'Partizani'
Edhe pse janë nga banorët më të vjetër të lagjes Partizani Në Vlorë, ata nuk dispnojnë tapinë e shtëpive.
Pavarësisht se kanë dekada në zonë, sic tregojnë edhe ata vetë, dhe dokumentat i kanë dorëzuar kohë më parë për aprovim, ata pretendojnë se ër shkak të burokaracive po i zavarrisin dhe kjo sepse i përkasin komunitetit egjiptian.. Kushtet në të cilën jetojnë janë shumë të vështira mes lagështisë e mureve të rënuara, pasi nuk mund të bëjnë dot asnjë ndërhyrje.
Durim Likaj kryetar i shoqatës së dëshmorve të Partizanit, tregon se lagjia historike, që ka dhënë kontribut në luftën e vlorës, sot diskriminohet.
Zhaneta Veizi kryetare kryetare e shoqatës nefreta, për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit egjyptian, i kërkon institucioneve, të zbatojnë planet kombëtare dhe lokale, për investime dhe mbështetjene këtoj komuniteti
Sipas Veizit shumat financiare që ndër vite ishin destinuar për këtë pakicë, janë përvetësuar nga pushtetarët e institucioneve.