Putin jep për herë të parë titullin 'Nëna Heroinë', për gruan e liderit çeçen

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret, sipas të cilit për herë të parë jepet titulli i nderit “Nëna Heroinë”.

Titulli i nderit iu dha të parës Medni Kadyrova gruas së liderit çeçen Ramzan Kadyrov, raportojnë mediat ruse.

Krahas saj iu dha edhe Olga Dekhtyarenko.

Më 15 gusht 2022, kreu i shtetit nënshkroi një dekret për futjen e një titulli të ri më të lartë “Nëna Heroinë”, duke ringjallur traditën që ekzistonte në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike.

Nevoja për një titull të tillë nderi është diskutuar në Rusi që nga fillimi i viteve 2000.

Më 1 qershor 2022, në një takim midis Putinit dhe familjeve të mëdha, kjo ide u shpreh përsëri dhe mori miratimin e Presidentit. Ky titull do u jepet grave që kanë lindur dhe kanë rritur 10 ose më shumë fëmijë.

Në 1996, Ramzan Kadyrov u martua me Medni Musaevna Kadyrova. Çifti janë prindër të dymbëdhjetë fëmijëve.

Kadyrov ka një grua të dytë, Fatima Khazuyeva. Mediat raportojnë se Kadyrov u takua me Khazuyevën kur ajo ishte 14 vjeç në një konkurs bukurie të vitit 2006.

Ai thuhet se ka gjithashtu një grua të tretë, një këngëtare dhe kërcimtare të quajtur Aminat Akhmadova.