Itali/ Kishte ikur nga lufta, 23 vjeçarja ukrainase gjendet e vdekur

Një ngjarje rëndë ka tronditur Italinë ditën e sotme.

Në Fano (Pesaro-Urbino) një 23-vjeçarje ukrainase është gjetur e vdekur.

Në trupin  Anastasiia Alashri,  janë gjetur plagë të cilat tregonin se ajo është goditur me thikë.

Autori i dyshuar ish-bashkëshorti i saj, 42 vjeçar egjiptian është bllokuar në stacionin e Bolonjës.

E reja e cila mbërriti në Itali në mars pasi ishte arratisur nga Kievi pas luftës që goditi Ukrainën, punonte në një restorant në Fano.

E reja nuk ishte paraqitur të dielën në punë prandaj u ngrit dhe alarmi.

Sipas shtypit italian 23 vjeçarja kishte shkuar tek ish-i saj për të marrë disa rroba me të cilin pati  një tjetër sherr i ashpër dhe që nga ai moment ajo kishte humbur gjurmët.

ishte shoku i saj i shqetësuar që ka vendosur të kontaktojë me karabinierët dhe të raportojë ngjarjen.

23 vjeçarja ishte nënë e një djali tre vjeçar, e ndarë nga i shoqi dhe donte të ndërtonte një jetë më të mirë me partnerin e saj të ri.