Ministri i Brendshëm, Suleiman Soylu , tha se Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe milicia kurde siriane YPG janë përgjegjëse për shpërthimin që ndodhi dje, të dielën, në Avenue Istiklal në Stamboll.

Soylu pohoi se urdhri për sulmin ishte dhënë në Kobani, një qytet në veri të Sirisë, ku forcat turke kanë kryer operacione kundër YPG në vitet e fundit.

Ankaraja pohon se YPG është një krah i PKK. 

SHBA ka mbështetur YPG-në në konfliktin në Siri, duke rezultuar në fërkime me aleatin e NATO-s, Turqinë.

Albasir shihet në pranga në një video të transmetuar nga transmetuesi shtetëror TRT Haber. Ajo ka flokë kaçurrela dhe ka veshur një jumpsuit të kuq ku shkruhet “New York”.

Sipas policisë së Stambollit, Albasir tha gjatë marrjes në pyetje se ajo ishte trajnuar nga rebelët kurdë dhe kishte hyrë në Turqi nga Afrini, një qytet tjetër në Sirinë veriore.

Raportet e lajmeve televizive kishin treguar më herët foto të asaj që dukej të ishte një grua duke lënë një pako në mes të rrugës pak para sulmit.

Mjeti shpërthyes përbëhej nga "TNT me fuqi të lartë", sipas policisë, e cila njoftoi se brenda banesës ku arrestuan Albasirin dhe të tjerë, u gjetën në një thes një sasi të konsiderueshme eurosh dhe monedha ari, si dhe një pistoletë dhe plumba.

Një zyrtar turk tha se mundësia që grupi i Shtetit Islamik ishte përgjegjës për sulmin "nuk është përjashtuar plotësisht".

Sulmi vrau gjashtë shtetas turq, duke përfshirë një vajzë 9-vjeçare dhe babain e saj dhe një vajzë adoleshente 15-vjeçare dhe nënën e saj.

 Asnjë organizatë nuk ka marrë ende përgjegjësinë.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/14/auto_tourkia_tromokratiko_arthro1668431363.webp", "width": 1168, "height": 656 } }

Shpërthim në Stamboll, PKK mohon çdo përfshirje në sulm

Pas akuzave të Ankarasë, organizata e armatosur separatiste e kurdëve të Turqisë, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), mohoi me deklaratën e saj se ishte e përfshirë në sulmin me bombë që ndodhi dje, të dielën, në Stamboll.

" Dihet se ne nuk kemi asnjë lidhje me këtë incident, se ne nuk synojmë civilët dhe refuzojmë veprime të tilla" tha PKK në një deklaratë të transmetuar nga agjencia e lajmeve Firat e lidhur me PKK.

" Ne jemi një lëvizje që zhvillon një luftë çlirimtare të drejtë dhe legjitime prandaj është e pamundur që ne të synojmë civilët në çfarëdo mënyre në Turqi ," deklaratë, e cila është nënshkruar nga Qendra e Mbrojtjes së Popullit, një organizatë e PKK-së.

Lëvizja e armatosur separatiste kurde akuzoi gjithashtu qeverinë turke për "plane të errëta" dhe për "shënjestrimin e Kobanit".

Rebelët kurdë janë fajësuar nga Ankaraja për shpërthimin në një rrugë të frekuentuar tregtare në Stamboll dhe policia ka arrestuar një grua siriane të dyshuar për vendosjen e bombës, si dhe ka arrestuar gjithashtu 46 persona të tjerë .

Policia e Stambollit njoftoi se emri i të dyshuares është Ahlam Albasir , shtetase i Sirisë dhe u arrestua gjatë një bastisjeje gjatë natës në periferi të Kuçukçekmeçes.