Jeff Bezon premton se pjesën më të madhe të pasurisë do ta japë për bamirësi

Jeff Bezos ka njoftuar se do të japë pjesën më të madhe të pasurisë së tij prej 124 miliardë dollarësh për bamirësi që luftojnë ndryshimet klimatike  - duke shtuar se filantropia është 'shumë e vështirë'.

Themeluesi i Amazon tha se dëshiron të mbështesë njerëzit që mund të bashkojnë njerëzimin dhe të shërojnë ndarjet e thella sociale dhe politike.

I ulur përkrah partneres së tij Lauren Sanchez, biznesmeni tha se ata "po ndërtojnë kapacitetin për të qenë në gjendje t'i dhurojnë këto para".

“Pjesa e vështirë është të gjesh se si ta bësh atë në një mënyrë të duhur. Nuk është e lehtë, ndërtimi i Amazon nuk ishte i lehtë.  U desh shumë punë, një grup shokësh shumë të zgjuar dhe po zbuloj se filantropia është shumë e ngjashme – nuk është e lehtë, është shumë e vështirë. Ne po ndërtojmë kapacitetin për të qenë në gjendje t'i japim këto para.' është shprehur Bezos.

Personi i katërt më i pasur në botë nuk pranoi të thoshte saktësisht se sa do të dhuronte, ose kur ka të ngjarë të ndodhë.

 Bezos shpjegoi gjithashtu pse i dha aktores Dolly Parton 100 milionë dollarë.

 'Shikoni se çfarë ka bërë dhe si e ka udhëhequr jetën e saj. Mënyra se si ajo e ka bërë, është e guximshme, gjithmonë me civilizim dhe dashamirësi.'

"Ajo është një unifikuese, ne kemi probleme të mëdha në botë dhe problemet e mëdha që trajtohen është që ju duhet të punoni së bashku."

Sanchez shtoi: “Kur mendojmë për Dolly, të gjithë buzëqeshim. Gjithçka që ajo dëshiron të bëjë është të sjellë dritë në botën e njerëzve të tjerë. ''

"Kjo është e gjitha, dhe kështu nuk mund të kishim menduar për dikë më të mirë se t'ia jepnim këtë çmim."