VIDEO-SYRI TV/ Dita Botërore e Luftës kundër Diabetit, 3000-4000 raste të reja çdo vit

14 nëntori shënon Ditën Botërore të Luftës kundër Diabetit. Mjekët shprehen se ka pasur rritje të rasteve me diabet edhe te grupmoshat e reja, ndërsa japin këshilla për mbajtjen nën kontroll të sëmundjes. Në vendin tonë ka afërsisht 80 mijë persona që vuajnë nga diabeti.

3 mijë deri në 4 mijë raste të reja me diabet diagnostikohen çdo vit në vendin tonë. Kjo sëmundje po shtohet gjithnjë e më shumë në vendet në zhvillim, ndërsa shqetësues është fakti se po preken së tepërmi edhe grupmoshat e reja.

Teksa para disa vitesh janë rimbursuar fishat e diabetit për fëmijët, këtë vit do të ketë rimbursim të tyre edhe për të moshuarit.

Megjithatë të moshuarit që janë të prekur nga diabeti, shprehen skeptikë derisa këto premtime të realizohen, ndërsa kërkojnë rimbursime të medikamenteve.

Sink Demir Vladi 68 vjeç

Maringlen Muka 75 vjeç

Edmond Strepi 75 vjeç

Nutricionistët japin disa këshilla për ushqyerje të shëndetshme për personat e prekur nga diabeti.

Në dekadat e fundit incidenca dhe prevalenca e diabetit janë rritur në mënyrë të vazhdueshme. Në Shqipëri ka afërsisht 80 mijë persona që vuajnë nga diabeti.