Kënga kushtuar babait dëshmor thyen rrjetin, teksti u shkrua nga bashkëluftëtari i Beqir Gashit
Ismet dhe Shpëtim Gashi ishin fëmijë të mitur kur mëngjesin e acartë të 14 dhjetorit të 1998, babai I tyre Beqir Gashi I radhitur në radhët e UÇK-së së bashku me Mujë Krasniqin dhe 34 ushtarë të UÇK-së u vranë në luftime në pritën e organizuar nga forcat serbe në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në kufirin shqiptaro-shqiptar.
Vdekjen e të atit si hero e mësuan nga lotët e nënës, ndërsa trashëgim veç emrit djem dëshmori u kishte lënë dhe një çifteli, më të cilën Beqa, Muja, Rexhepi këndonin në oda në nderim të shokëve të rënë në beteja. Teksti I kësaj këngë që të emocionon në çdo fjali u shkrua nga bashkëluftëtari I Beqës dhe Mujës, Rexhep Selimi në burgun e Hagës.
24 vite nga rënia e Beqir Gashit, kënga në ndër të tij u këndua nga dy djemtë e tij artistë Ismeti dhe Shpëtimi e kjo këngë është një himn për të gjithë ata burra që sakrifikuan jetën në shërbim të atdheut dhe flamurit, në një kohë që hasmi i vjetër në kufi e ka hequr edhe maskën e mikut e ri./ Përgatiti Elkier Bushkolaj/